Takim me drejtorin e Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEK) [fr] [mk]

Të enjten, më 19 shtator, ambasadori vizitoi Agjencinë për Komunikime Elektronike (AEK) dhe u takua me drejtorin e saj, z. Sasho Dimitrijoski.

Gjatë takimit, drejtori e informoi ambasadorin për zhvillimet e fundit në fushën e telekomunikimit, për funksionimin e Agjencisë, si dhe për sfidat me të cilat përballet ky institucion, përgjegjës për rregullimin e komunikimeve elektronike dhe frekuencave.

publie le 27/09/2019

hautdepage