Takim me drejtorin e burgut të Shuto Orizarit, z. Esad Rahiq [fr] [mk]

Me ftesë të drejtorit të ri, z. Esad Rahiq, ambasadori vizitoi burgun e Shuto Orizarit. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ai kishte mundësinë të vizitojë këtë shtëpi ndëshkuese-përmirësuese, e ndërtuar në vitin 1969, e cila ka nevojë për rinovime të theksuara.

Ai bisedoi me të burgosurit dhe me stafin e burgut, ku u njoftua me përmirësimet, që po bëhen në vijim e sipër. Franca, përmes BE-së, do të mbështesë rinovimin e burgjeve në Shuto Orizari, Idrizovë, Tetovë dhe Kumanovë, me shumën prej 1.95 milion €. Me këtë rast, drejtoi shprehu gjithashtu interesimin e tij, për bashkëpunime të ndryshme me Francën, ne fushën e trajnimit të stafit.

JPEG

publie le 02/10/2019

hautdepage