Takim me drejtorin e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, z. Zoran Kitanov [fr] [mk]

Të enjten, më 13 shkurt, ambasadori u takua me drejtorin e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, z. Zoran Kitanov. Drejtori e njoftoi ambasadorin për axhendën e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2020, veçanërisht për përmirësimin dhe sanimin e disa rrugëve nacionale dhe rajonale, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer të realizuar me kompanitë franceze.

Ambasadori u interesua për perspektivat e reja të bashkëpunimit dhe investimeve, të hartuara nga drejtori, me shpresën që bashkëpunimi midis kompanive franceze dhe ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore do të thellohet edhe më tej.

JPEG

publie le 25/02/2020

hautdepage