Takim me drejtorin e ri të Shkollës Ndërkombëtare Franceze (EFIS), z. Pierr Zhimenez [fr] [mk]

Të premten, më 28 gusht, ambasadori priti drejtorin e ri të Shkollës Ndërkombëtare Franceze (EFIS), z. Pierr Zhimenez dhe drejtoreshën administrative dhe financiare të shkollës, znj. Biljana Zasharovska-Krakutovska. Në takim, ata diskutuan për fillimin e vitit shkollor në EFIS, për pandeminë KOVID-19 dhe për respektimin maksimal të masave shëndetësore.

Shkolla Ndërkombëtare Franceze, e akredituar nga Ministria Franceze e Arsimit dhe partnere e Misionit Laik Francez (https://efis.mk), festoi ditëlindjen e 20-të të saj në tetor të vitit të kaluar. Ky institucion, në të cilin që nga themelimi i tij janë shkolluar më shumë se 8000 fëmijë, ka marrëveshje me shkollën e mesme dygjuhëshe "Orce Nikollov" në Shkup, si dhe gjithashtu mban kontakte të drejtpërdrejta dhe të ngushta me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut. Ambasadori konfirmoi mbështetjen e plotë që Ambasada e Francës i jep këtij institucioni ku arsimohen frëngjishtfolësit.

JPEG

publie le 13/09/2020

hautdepage