Takim me drejtorin e ri të përgjithshëm të Byrosë për Siguri Publike [fr] [mk]

Më 25 shtator, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për Siguri të Brendshme, u takua me drejtorin e ri të përgjithshëm të Byrosë për Siguri Publike të Policisë së Maqedonisë, të cilit i dorëzoi një telegram urimi nga kolegu i tij z. Erik MORVAN.

JPEG
Gjatë këtij takimi u theksua përsosmëria e bashkëpunimit operacional midis dy vendeve tona dhe u përmendën pika tëndryshme duke përfshirë reformat në vijim e sipër, konsolidimi i domosdoshëm i shtetit të së drejtës dhe mbajtja e referendumit më 30 shtator. Drejtori e siguroi ambasadorin se janë ndërmarrë të gjitha masat në mënyrë që procesi i referendumit të zhvillohet në qetësi dhe në përputhje me standardet më të mira evropiane.

publie le 27/09/2018

hautdepage