Takim me ish-luftëtarin e LNÇ-së, Jordan Cekov-Dane [fr] [mk]

Të enjten, më 20 korrik, ambasadori u takua me ish-luftëtarin Jordan Cekov-Dane (i lindur në Kumanovë, më 15 korrik 1921), komandant i brigadës së tretë maqedonase gjatë çlirimit të Shkupit.

Jordan Cekov Dane është publicist dhe historian, si dhe ish-anëtar i Kuvendit të Republikës Popullore të Maqedonisë. Gjatë takimit biseda u përqëndrua në rezistencën antifashiste, ndërsa zoti Cekov i dhuroi ambasadorit librin e tij për çlirimin e Shkupit, në nëntor të vitit 1944.

Ambasadori falënderoi autorin për luftën e tij, ndaj të cilit i detyrohet liria jonë, si dhe i shprehu dëshirat e tij më të ngrohta dhe më të përzemërta për ditëlindjen e 98-të.

publie le 05/08/2018

hautdepage