Takim me koordinatorin e LSDM-së, përgjegjës për marrëdhëniet ndëretnike në qytetin e Kumanovës dhe Likovës, z. Hadi Osmani [fr] [mk]

Të enjten, më 26 korrik, ambasadori u takua me koordinatorin e LSDM-së, përgjegjës për marrëdhëniet ndëretnike në qytetin e Kumanovës dhe Likovës, z. Hadi Osmani.

JPEG
Me këtë rast, bashkëbiseduesit diskutuan për tema lidhur me organizimin e referendumit në vjeshtë, afrimin e komuniteteve në qytetin e Kumanovës, si një qytet simbolik për integrimin e komuniteteve të ndryshme, luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe për reformat e nisura.

Diskutimi u përqendrua gjithashtu edhe në promovimin e gjuhës frënge në shkollat e mesme në Likovë dhe Kumanovë dhe në projektet e bashkëpunimit, që mundësojnë afrimin e të rinjve.

publie le 06/08/2018

hautdepage