Takim me koordinatorin e grupit parlamentar social-demokrat [fr] [mk]

Më 13 nëntor, ambasadori u takua, me kërkesën e tij, me koordinatorin e grupit parlamentar social-demokrat, z. Tomislav Tuntev, për të diskutuar mbi situatën aktuale politike.

Ambasadori shprehu mbështetjen e tij për një përçapje gjithëpërfshirëse dhe për një zbutje marrëdhëniesh ndërpartiake, që do të mundësonte miratimin më të gjerë të ndryshimeve kushtetuese, e që do të pasonte me ratifikimin e marrëveshjeve të Prespës. Ai përshëndeti qasjen konstruktive, të shprehur rishtazi nga disa zyrtarë të opozitës, në lidhje me votimin e ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Ambasadori inkurajoi, në përputhje me ligjin dhe ndarjen e pushteteve, çdo masë që do të shpinte drejt pajtimit, e që do të mundësonte arritjen e unitetit të partive, rreth një funksionimi më të mirë të parlamentit dhe një vizioni të përbashkët të interesit kombëtar.

publie le 27/11/2018

hautdepage