Takim me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, z. Dragan Danev [fr] [mk]

Ambasadori përshëndeti qasjen e re të shprehur nga autoritetet e reja të VMRO-DPMNE-së. Ai shprehu dëshirën e tij për formimin e një konsensusi të gjerë rreth miratimit të ligjeve prioritare dhe të domosdoshme për integrimin europian dhe atlantik të vendit.

JPEG

Të enjten më 29 mars, ambasadori u takua për herë të parë me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, z. Dragan Danev. Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale dhe debatet në vijim e sipër. Ambasadori përshëndeti qasjen e re të shprehur nga autoritetet e reja të partisë. Ai shprehu mbështetjen e tij për një rifillim sa më parë të punës parlamentare, duke grumbulluar së bashku, në respektimin e të drejtave të opozitës dhe në një frymë konstruktive, të gjitha partitë në interes të vendit dhe integrimit të tij europian. Ai shprehu dëshirën e tij për formimin e një konsensusi të gjerë rreth miratimit të ligjeve prioritare dhe të domosdoshme për integrimin europian dhe atlantik të vendit. Ambasadori gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve, në të cilat VMRO-DPMNE-ja do të duhet të luajë rolin e saj të plotë.

publie le 03/04/2018

hautdepage