Takim me koordinatorin e ri të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së [fr] [mk]

Aktualiteti politik, gjendja ekonomike në vend dhe funksionimi i Kuvendit, ishin ndër temat e diskutuara gjatë takimit të ambasadorit, me z. Nikola Micevski.

Me këtë rast, ambasadori uroi dhe shprehu dëshirën e tij të zjarrtë, që opozita të marrë pjesën që i takon asaj, në miratimin e reformave që do të lehtësojnë përafrimin e vendit me BE-në. Ambasadori ritheksoi mbështetjen e autoriteteve franceze, në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve midis Athinës dhe Shkupit, të përshpejtuara që nga marrëveshja e Prespës, si dhe bëri thirrje për funksionim të mirëfilltë të Kuvendit, për të mbyllur faqen e ngjarjeve të 27 prillit, me një bashkëpunim efektiv dhe të sinqertë, të të gjitha palëve të tanguara.

publie le 19/12/2018

hautdepage