Takim me krerët e disa prej partive kryesore politike: PDSH, BDI, VMRO, LDSM, BESA [fr] [mk]

Në prag të zhvillimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 5 maj, ambasadori u takua në Tetovë, të enjten më 2 maj, me krerët e disa prej partive kryesore politike: PDSH, BDI, VMRO, LDSM, BESA. Në takime, ai bisedoi me ta për domethënien e këtij procesi të votimit, tejet i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Ambasadori ftoi për një mobilizim të fuqishëm të votuesve, për të shënuar përfshirjen e qytetarëve në funksionimin e një demokracie të gjallë, energjike dhe të orientuar drejt integrimit evropian. Pas takimeve, ai dha një intervistë në kanalin televiziv “TV Klan Maqedoni”.

publie le 04/05/2019

hautdepage