Takim me kryeministrin [fr] [mk]

Të hënën, me 28 janar, ambasadori u takua me kryeministrin z. Zoran Zaev, me ç`rast ata diskutuan për çështjet lidhur me situatën aktuale politike.

Ata biseduan për arritjen e pajtimit kombëtar, posaçërisht pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, mandej për dhënien përparësi vazhdimit të reformave, që synojnë integrimin e vendit në strukturat atlantike dhe evropiane, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Francës dhe Maqedonisë.

JPEG - 91.9 ko

Me këtë rast, ambasadori rikujtoi mbështetjen e përhershme të Francës ndaj autoriteteve të Maqedonisë, e cila konkretizohet nga një bashkëpunim me ekspertë francezë në fushën e përgatitjes së administratës për negociata me BE-në.

JPEG - 66.8 ko

Ai përgëzoi kryeministrin për vendosmërinë e tij dhe i ndau një dekoratë, gjegjësisht një medalje në përkujtim të 25 vjetorit të Traktatit Evropian të Mastrihtit, duke i uruar atij suksese në përpjekjet e tij, në favor të procesit të integrimit evropian.

publie le 30/01/2019

hautdepage