Takim me kryetaren e re të partisë DOM [fr] [mk]

Më 13 nëntor, ambasadori u takua me znj. Maja Moraçanin, kryetare e re dhe deputete nga radhët e të Gjelbërve, respektivisht nga Partia DOM (pjesë e shumicës).

Ai me këtë rast, ritheksoi mbështetjen e tij për përgatitjen e projektligjit kundër diskriminimit, i cili pritet me padurim, si një sinjal i përparimit të vendit drejt standardeve evropiane në fushën e të drejtave të njeriut. Ai u informua për ligjin në miratim e sipër, në lidhje me aktivitetet nxjerrëse, si dhe theksoi rëndësinë e dhënë nga Franca për bashkëpunimin në fushën e mjedisit, një temë kjo tejet prioritare për aktivitetet e Agjencisë Franceze për Zhvillim: kjo agjenci duhet të fillojë aktivitetin e saj në Maqedoni në vitin 2019, pas vendimit të qeverisë franceze, për të zgjeruar aktivitetet e saj në Evropën Juglindore. Ambasadori theksoi se Franca mbetet e vendosur për të vazhduar përpjekjet e COP 21 dhe ato të Samitit të Parisit, në lidhje me ndryshimet klimatike. Kryetarja shprehu zotimin e saj, veçanërisht në lidhje me angazhimin rreth çështjes së cilësisë së ajrit, por edhe në favor të reformave politike dhe luftës kundër korrupsionit, që mbeten thelbësore, për arritjen e rezultateve konkrete në fushën e mjedisit (ambientit).

publie le 27/11/2018

hautdepage