Takim me kryetaren e shoqatës “Transparency International” [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga Atasheu për bashkëpunim, u takua me kryetaren e shoqatës “Transparency International”, znj. Sllagjana Taseva.

JPEG - 98.2 ko

Gjatë takimit, ata konstatuan se ka ardhur koha për reforma thelbësore dhe për zbatimin e tyre. Ambasadori theksoi se transparenca dhe lufta kundër korrupsionit, ishin ndër prioritetet franceze në aspektin e bashkëpunimit dhe paraqesin gjithashtu kushtin e panegociueshëm për hapjen e negociatave të pranimit. Znj. Taseva falënderoi Francën për syçelësinë dhe vëzhgimet e saja në këtë fushë. Më 29 janar, “Transparency International” do të publikojë raportin e saj të fundit mbi Perceptimin e korrupsionit global (RPK).

publie le 23/01/2019

hautdepage