Takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Zijadin Sela [fr] [mk]

Të mërkurën, më 20 nëntor, kryetari i Aleancës për Shqiptarët (parti nga radhët e opozitës), z. Zijadin Sela, u prit nga ambasadori. Në takim u bisedua për situatën politike në vend dhe në rajon, për përgatitjet e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, si dhe për stabilitetin rajonal.

Bashkëbiseduesit shtjelluan në veçanti temën e rilansimit të procesit të zgjerimit të BE-së, përmes non-pejperit francez, i cili iu prezantua shteteve anëtare të BE-së dhe udhëheqësve politikë të Maqedonisë së Veriut. Në fund u konstatua se respektimi i Marrëveshjes së Prespës dhe ndjekja e reformave, mbeten gjëra të domosdoshme për konkretizimin e perspektivës së integrimit evropian të vendit.

JPEG

publie le 24/11/2019

hautdepage