Takim me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti [fr] [mk]

Në takimin e ambasadorit, të hënën, më 4 shkurt, me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti u diskutua për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.

Diskutimi u përqendrua gjithashtu edhe në zgjedhjet presidenciale në vend dhe në fazën e re të pritshme për vendosjen e sundimit të ligjit, në perspektivën e reformave të vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian.
Ambasadori vlerësoi synimet e kryetarit Ahmeti, për të punuar në drejtim të arritjes së suksesit për një pajtim kombëtar, që do të manifestohet përmes procesit të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
Ambasadori vlerësoi vazhdimësinë e përpjekjeve të kryetarit Ahmeti dhe rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimet e fundit, që do të mundësojnë hyrjen e vendit në NATO, me mbështetjen e plotë të Francës.

publie le 05/02/2019

hautdepage