Takim me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti [fr] [mk]

Të mërkurën, më 27 mars, ambasadori u takua me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti. Biseda mes tyre u përqëndrua në zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, zgjedhjet evropiane, reformat e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit (shtetin e së drejtës).

JPEG

Ambasadori theksoi rëndësinë, që ka për autoritetet franceze, miratimi i një ligji, që kërkon një konsensus të gjerë dhe që mundëson integrimin e Prokurorisë speciale në sistemin juridik-gjyqësor, për të zgjidhur çështjet e kaluara dhe për të shërbyer si një mjet efektiv, në luftën kundër korrupsionit, si njëra nga çështjet që do të shqyrtohet në muajin qershor, për hapjen e mundshme të negociatave të pranimit në BE.

publie le 28/03/2019

hautdepage