Takim me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti [fr] [mk]

Të premten, më 21 qershor, ambasadori u takua me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti. Biseda u përqëndrua në situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, në realizimin e reformave të gjyqësorit dhe në sundimin e ligjit.

Ambasadori përsëriti rëndësinë, që ka në sytë e autoriteteve franceze dhe ndërkombëtare, miratimi i një ligji me konsensus të gjerë, i cili do të mundësojë integrimin e prokurorit special brenda sistemit gjyqësor, për të shërbyer si një mjet efektiv në luftën kundër korrupsionit, njëra nga pikat për hapjen e mundshme të negociatave të pranimit në BE.

JPEG

publie le 25/06/2019

hautdepage