Takim me kryetarin e Dhomës së Noterëve [fr] [mk]

Të hënën, më 17 qershor, ambasadori u takua me kryetarin e Dhomës së Noterëve, z. Vasil Kuzmanoski. Me këtë rast, z. Kuzmanoski e njoftoi ambasadorin për vazhdën e aktiviteteve rishtare të Dhomës së Noterëve dhe për lidhjet dhe marrëdhëniet e tij, të vendosura me Këshillin e Lartë të Noterëve në Francë.

Me ftesë të institucioni të fundit, përfaqësuesit e Dhomës së Noterëve të Maqedonisë së Veriut, morën pjesë nga data 2 deri më 5 qershor, në Kongresin e 115-të të Noterëve të Francës. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu edhe për gjendjen aktuale në Dhomën e Noterëve, statusin dhe rolin e anëtarëve të saj, si dhe shtjelluan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në këtë fushë. Me këtë rast, u theksua edhe një herë, se reformat në sistemin gjyqësor, vendosja e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, janë thelbësore për hapjen e negociatave të vendit me BE-në.

JPEG

publie le 22/06/2019

hautdepage