Takim me kryetarin e Komunës së Novacit [fr] [mk]

Të enjten, më 17 maj, ambasadori vizitoi komunën e Novacit dhe u takua me kryetarin e komunës, z. Ljube Kuzmanoski.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit të decentralizuar dhe kujtesës së përbashkët të Frontit të Lindjes (Frontit të Maqedonisë). Kryetari njoftoi ambasadorin me aktivitetet në vijim e sipër, në lidhje me bashkëpunimin me komunën e Kolombelit, në Normandi.

Në takim, ndër të tjera u diskutuan edhe temat që ndërlidhen me ceremonitë përkujtimore të Frontit të Lindjes (Frontit të Maqedonisë), në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, si dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit të trashëgimisë dhe turizmit përkujtimor, të lidhura me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore.

publie le 21/05/2018

hautdepage