Takim me kryetarin e Kuvendit [fr] [mk]

Të mërkurën, më 16 janar, ambasadori u takua me kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi.

Në takim u bisedua në veçanti për zhvillimet e fundit, pas miratimit të amendamenteve kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, si dhe për vazhdimin e punës legjislative, e nevojshme për reformat në fushat e përcaktuara nga Komisioni Evropian si thelbësore, si : reforma e sistemit të drejtësisë, reforma në administratën publike, shërbimet e sigurisë, si dhe krijimin e mekanizmave institucionalë kundër korrupsionit.

Ai vuri në pah mbështetjen e autoriteteve franceze për normalizimin e marrëdhënieve midis Athinës dhe Shkupit dhe vendosjen efektive të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, për të cilat është e nevojshme të vazhdohet ndërtimi i një praktike konsensuale parlamentare dhe kushtetuese.

Z. Xhaferi shprehu mbështetjen e tij për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërparlamentare të të dy vendeve, me qëllim lehtësimin e afrimit të vendit me NATO-n dhe BE-në.

publie le 22/01/2019

hautdepage