Takim me kryetarin e LSDM-së, z. Zoran Zaev [fr] [mk]

Të hënën, më 20 janar, ambasadori u takua me kryetarin e LSDM-së, z. Zoran Zaev. Në takim u bisedua për nevojën e funksionimit të duhur të qeverisë teknike, për zbatimin e drejtë, transparent dhe të rregullt të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si dhe për miratimin në Kuvend të ligjit për Prokurorinë Themelore.

Me këtë rast, ambasadori theksoi vullnetin e autoriteteve franceze, për të vazhduar ndihmën ndaj vendit në rrugën e tij evropiane, në vazhdimin e reformave dhe për zgjerimin e Unionit në bazë të metodologjisë së ripërtërirë.

publie le 22/01/2020

hautdepage