Takim me kryetarin e Lëvizjes BESA [fr] [mk]

Të mërkurën, më 13 qershor, ambasadori u takua në ambasadën e Francës me kryetarin e Lëvizjes BESA, pjesëmarrëse në koalicionin qeveritar, z. Afrim Gashi dhe me z. Zeqirija Ibrahimi, anëtar i Kryesisë Qendrore.

Gjatë takimit, të dy palët përshëndetën përparimin e fundit në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, si dhe zhvillimin e favorshëm të punës parlamentare në kuadër të procesit “Zhan Mone”. Ambasadori uroi ngrohtësisht partinë BESA për hyrjen e saj rishtare në qeveri, me qëllim të zgjerimit të mbështetjes së nevojshme për reformat, thellimi i të cilave është kusht për suksesin e procesit të integrimit euro-atlantik, i rifilluar në vitin 2016.

publie le 20/06/2018

hautdepage