Takim me kryetarin e Lëvizjes së re "Alternativa", z. Afrim Gashi [fr] [mk]

Të enjten, më 4 prill, ambasadori i Francës u takua me kryetarin e Lëvizjes së re "Alternativa" (anëtare e partisë së koalicionit qeveritar, që rezultoi nga ndarja me partinë "Besa"), z. Afrim Gashi. Ky i fundit shpjegoi ambicien e partisë së tij për të përfaqësuar të gjitha komunitetet në favor të krijimit të një shteti të vërtetë të së drejtës, si një conditio sine qua non (kusht i domosdoshëm), i së ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

JPEG

Kjo qasje e kishte diktuar mbështetjen e deputetëve të Alternativës ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe teksteve të ligjeve, që kushtëzonin të ardhmen evropiane të vendit, si dhe luftën kundër të gjitha llojeve të diskriminimeve. Ambasadori e përgëzoi z. Gashi për këtë qasje. Ambasadori uroi që kjo parti të kontribuojë plotësisht në jetën demokratike të vendit, veçanërisht nëpërmjet pjesëmarrjes në një fushatë presidenciale besnike dhe transparente.

publie le 08/04/2019

hautdepage