Takim me kryetarin e PDSH-së [fr] [mk]

Të hënën, më 4 shkurt, ambasadori u takua me kryetarin e PDSH-së (pjesëmarrëse në koalicionin qeveritar) z. Menduh Thaçi.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, për suksesin e pritshëm të zgjedhjeve presidenciale, si një etapë e re demokratike në rrugën drejt integrimit evropian. Bashkëbiseduesit u pajtuan që kontributi maksimal do të sillte përshpejtimin e reformave të kërkuara nga BE-ja. Ambasadori e përshëndeti kontributin e përgjegjshëm të PDSH-së në këtë proces dhe nënvizoi rëndësinë e miratimit të ligjit kundër diskriminimit.

publie le 06/02/2019

hautdepage