Të mërkurën, më 27 mars, ambasadori u takua me kryetarin e PDSH-së (pjesë e koalicionit qeveritar), z. Menduh Thaçi.
Gjatë takimit u bisedua për temat, që ndërlidhen me zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, suksesin e pritshëm të zgjedhjeve presidenciale, si një hap i ri demokratik në rrugën drejt integrimit evropian, mandej u fol për rolin e Zyrës së Prokurorisë Speciale dhe për përshpejtimin e reformave të kërkuara nga BE.