Takim me kryetarin e Partisë Liberal-Demokrate [fr] [mk]

Të mërkurën, më 26 dhjetor, ambasadori u takua me kryetarin e Partisë Liberal-Demokrate, z. Goran Milevski. Me këtë rast, ai e uroi atë për mandatin e tij të dytë, në kreun e partisë së tij.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën politike dhe ekonomike, punën parlamentare dhe në veçanti për perspektivat e miratimit të ligjit kundër diskriminimit, përshpejtimin e reformave të vazhdueshme legjislative dhe përparimin drejt integrimit të vendit drejt strukturave evropiane dhe atlantike.

publie le 28/12/2018

hautdepage