Takim me kryetarin e komunës Qendër (Shkup), z. Sasha Bogdanoviq [fr] [mk]

Të enjten, më 2 maj, ambasadori u takua me kryetarin e komunës Qendër (Shkup), z. Sasha Bogdanoviq. Me këtë rast, bashkëbiseduesit trajtuan çështjet që lidhen me zhvillimet aktuale, zhvillimin evolutiv në këtë komunë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo.

Ata diskutuan gjithashtu edhe për perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e arsimit dhe kulturës, nëpërmjet Institutit Francez në Shkup, si dhe për nevojat për investime të huaja në funksion të ngulitjes dhe vendosjes së Agjencisë Franceze për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor, e gjithë kjo në kuadër të angazhimit të Francës, në drejtim të mbështetjes së gjashtë vendeve të rajonit, në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.

JPEG

publie le 06/05/2019

hautdepage