Takim me kryetarin e komunës së Kisella Vodës (Uji i Thartë) [fr] [mk]

Të hënën më 10 dhjetor, ambasadori vizitoi komunën e Kisella Vodës (shq. Uji i thartë), në Shkup. Me këtë rast, ai u takua me kryetarin e kësaj komune z. Filip Temelkovski.

Kryetari i komunës e njoftoi ambasadorin për funksionimin e komunës që nga fillimi i mandatit të tij, për projektet në të ardhmen, e më konkretisht për ato që ndërlidhen me aspektin e kanalizimit dhe pastrimit, me betejën kundër ndotjes së ajrit, si dhe me perspektivat e ardhshme për bashkëpunim, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe kulturës, përmes Institutit Francez në Shkup.

publie le 19/12/2018

hautdepage