Takim me kryetarin e sapozgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, z. Sali Murati [fr] [mk]

Të hënën, më 18 nëntor, ambasadori uroi kryetarin e sapozgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, z. Sali Murati, për zgjedhjen e tij në këtë post. Biseda në takim u përqëndrua në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në ecurinë e reformave në gjyqësor dhe në sundimit të ligjit, si kusht kryesor për të ardhmen evropiane të vendit.

Gjatë takimit, z. Murati e informoi ambasadorin për qëllimin e këtij institucioni, për t’u anëtarësuar në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone dhe shprehu dëshirën e tij të flaktë, për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e drejtësisë, e në veçanti përmes shkëmbimeve me Këshillin Kushtetues të Francës.

publie le 24/11/2019

hautdepage