Takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit [fr] [mk]

Ambasadori u takua me kryetarin e ri të komunës së Çairit (Shkup), z. Visar Ganiu.

Ata diskutuan për çështjet që ndërlidhen me zhvillimet aktuale, ecurinë e evoluimit në këtë komunë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna me shumicë shqiptare e Çairit, njëra nga komunat nga më të populluarat, si dhe më të dendurat në Evropë. Takimi ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të diskutuar për pistat e mundshme të bashkëpunimit eventual në mes të ambasadës dhe kësaj komunë, veçanërisht në drejtim të mbështetjes së Institutit Ndërkombëtar të Modës “Izet Curri” në Çair, si dhe nëpërmjet përafrimit të të rinjve nga komunitete të ndryshme përmes sportit.

publie le 20/06/2018

hautdepage