Takim me ministren për punë dhe politikë sociale, znj. Milla Carovska [fr] [mk]

Të hënën, më 25 mars, ambasadori u takua me ministren për punë dhe politikë sociale, znj. Milla Carovska. Ky takim ishte gjithashtu një rast i mirë, për të nisur zyrtarisht, në bazë të tekstit të siguruar nga Maqedonia e Veriut, negocimin e Marrëveshjes Bilaterale për Mbrojtje Sociale, për të zëvendësuar marrëveshjen e vjetër të mëhershme, që nga koha e ish-Jugosllavisë, e cila edhe më tej është në fuqi, e kësisoj duke kërkuar ndryshime të mëdha në interes të përfituesve të të dy vendeve (punonjësit me rroga, të sëmurët, pensionistët).

JPEG

Të hënën, më 25 mars, ambasadori u takua me ministren për punë dhe politikë sociale, znj. Milla Carovska. Ambasadori përgëzoi ministren për votimin e ligjit kundër diskriminimit, një hap ky tejet i rëndësishëm, pjesë e agjendës së reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, për hapjen e negociatave për pranim. Ministrja e informoi ambasadorin në lidhje me ligjet e tjera, që po miratohen në vijim, me qëllim forcimin e mbrojtjes sociale dhe kuptohet, mbrojtjen e kategorive të prekshme (të miturit, të moshuarit). Ky takim ishte gjithashtu një rast i mirë, për të nisur zyrtarisht, në bazë të tekstit të siguruar nga Maqedonia e Veriut, negocimin e Marrëveshjes Bilaterale për Mbrojtje Sociale, për të zëvendësuar marrëveshjen e vjetër të mëhershme, që nga koha e ish-Jugosllavisë, e cila edhe më tej është në fuqi, e kësisoj duke kërkuar ndryshime të mëdha në interes të përfituesve të të dy vendeve (punonjësit me rroga, të sëmurët, pensionistët). Marrëveshja e Prespës, si çelës për zgjidhjen e çështjes së emrit, ka mundësuar rikthimin e kësaj çështjeje në rend të ditës. Ambasadori, përfitoi nga rasti, për të përshëndetur dhe uruar angazhimin e ministres në fushën e përgjegjësive të saja.

publie le 26/03/2019

hautdepage