Takim me ministrin e ri të Kulturës [fr] [mk]

Ambasadori dhe këshilltari për kulturë, njëkohësisht edhe drejtor i Institutit Francez në Shkup, u takuan të mërkurën me ministrin e ri të kulturës, z. Hysni Ismaili. Takimi ishte një mundësi e mirë për të bërë një bilanc të pasur të marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve dhe për të shqyrtuar mundësinë për projekte të reja (ftesë për Maqedoninë e Veriut në Njëqindvjetorin e Teatrit Parisian në Shajo dhe ftesa për Francën, si mysafire e nderit në Panairit e Librit në Shkup), në veçanti në kuadrin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Ambasadori shprehu gatishmërinë e autoriteteve franceze, për të bashkëpunuar në zbatimin e masave efektive, që mundësojnë ruajtjen dhe promovimin e Ohrit, si trashëgimi e UNESCO-s. Mbrëmja franceze e Festivalit të Ohrit do të mbahet më 10 gusht, në Kishën e Shën Sofisë.

publie le 12/07/2019

hautdepage