Takim me ministrin e ri të Kulturës, z. Asaf Ademi. [fr] [mk]

Të enjten, më 14 qershor, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor dhe nga atasheu kulturor, u takua me ministrin e ri të Kulturës, z. Asaf Ademi.

Gjatë këtij takimi, ambasadori përgëzoi ministrin për emërimin e tij, para se të diskutonin mbi perspektivat për bashkëpunim bilateral. Ministri Ademi falenderoi ambasadën dhe Institutin Francez në Shkup për shumë shkëmbime dhe projekte të realizuara në kuadër të Frankofonisë, ku Maqedonia është anëtare e plotë. Ai gjithashtu i prezantoi ambasadorit prioritetet e strategjisë së tij kulturore, bazuar në përafrimin midis komuniteteve dhe u shpreh i gatshëm për të hyrë në një bashkëpunim të frytshëm me institucionet kulturore franceze dhe frankofone.

publie le 20/06/2018

hautdepage