Takim me ministrin për Punë të Brendshme [fr] [mk]

Të mërkurën, më 11 shtator, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu i sigurisë së brendshme, u takua me ministrin për Punë të Brendshme, z. Oliver Spasovski. Reformat në drejtim të sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut, ishin në thelb të bisedës së këtij takimi.

Me këtë rast, ambasadori theksoi disponueshmërinë e Francës, për të mbështetur çdo reformë, që mund të përafrojë Maqedoninë e Veriut drejt standardeve evropiane, përmes vazhdimit të bashkëpunimit tonë tejet intensiv. Përmendja në këtë takim e vendosjes së procedurave të vetingut brenda Ministrisë së Brendshme, ishte një mekanizëm interesant në këtë drejtim, andaj Franca mbetet e vëmendshme në zbatimin e reformave të përmendura, të cilat janë thelbësore për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ambasadori vuri në dukje me interes, diapozitivin e vendosur në fushën e imigrimit të paligjshëm (klandestin) dhe përshëndeti takimin e Këshillit të sigurisë kombëtare të kryetarit të shtetit, i konstituuar dhe i mbajtur rishtazi.

publie le 19/09/2019

hautdepage