Takim me ministrin për transport dhe lidhje, z. Goran Sugareski [fr] [mk]

Të martën, me datën 16 prill, ambasadori, i shoqëruar nga përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim, u takua me ministrin për transport dhe lidhje, z. Goran Sugareski.

Me këtë rast, bashkëbiseduesit diskutuan për projektet në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Ministri i informoi ata për ndërtimin e hekurudhës në korridorin 8, si dhe për planet e zhvillimit të rrjetit rrugor në vend dhe ftoi të gjitha kompanitë franceze, të interesuara për të marrë pjesë në thirrjet e ardhshme për tenderë, në lidhje me realizimin e të gjitha projekteve të parapara.

publie le 22/04/2019

hautdepage