Takim me ministrin përgjegjës për investime të huaja [fr] [mk]

Të mërkurën, më 7 nëntor, ambasadori priti në ambasadë z. Bardhyl Dauti, ministër pa portofol, përgjegjës për investime të huaja në qeverinë e Maqedonisë (nga radhët e PDSH-së).

Diskutimi në takim u përqëndrua së pari në klimën politike dhe ekonomike në Maqedoni dhe në perspektivat evropiane të vendit. Bashkëbiseduesit gjithashtu prekën edhe temat që lidhen me thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes Francës dhe Maqedonisë.

Ambasadori theksoi se ka rritje të ndjeshme të interesave të kompanive franceze për vendin, falë stabilizimit të tij politik dhe progresit rishtar të arritur, drejt integrimit më të mirë rajonal të Ballkanit, një fazë kjo tejet thelbësore në rrugën drejt integrimit evropian.

publie le 14/11/2018

hautdepage