Takim me kryetaren e Organizatës Botërore të Shëndetit në Shkup [fr] [mk]

Të martën, më 30 korrik, ambasadori dhe atasheu për bashkëpunim, u takuan me kryetaren e Organizatës Botërore të Shëndetit në Shkup, Dr. Zhihan Tavila. Me këtë rast, u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim, në drejtim të përmirësimit të sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, e në veçanti u theksuan sfidat në lidhje me vaksinimin dhe qasjen në kujdesin shëndetësor bazik për të gjithë.

Me mandatin e ri të Agjencisë Franceze për Zhvillim, me të cilin i mundësohet asaj ndërhyrja në Ballkan, Franca do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me OBSH-në në Maqedoninë e Veriut në këtë sektor kyç.

JPEG

publie le 01/08/2019

hautdepage