Të mërkurën, më 6 nëntor, ambasadori priti përfaqësuesen e re të UNICEF, znj. Patricia Di Xhovani. Gjatë takimit u shtjelluan shumë partneritete, që ka të ngjarë të zhvillohen me ambasadën, siç është kujdesi gjyqësor i të miturve si viktima dhe sipërmarrja e të rinjve, në lidhje me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe Zyrën për Bashkëpunim Rinor Rajonal (RYCO).
Me këtë rast, zonjës Di Xhovani, iu prezantuan nga ana e këshilltarit për kulturë dhe atasheut për bashkëpunim, aktivitetet e Institutit Francez në Shkup, Aleancës Franceze në Manastir dhe asaj në Tetovë, të përqëndruara drejt fëmijëve dhe të rinjve, si dhe njëkohësisht veprimtaritë e Shkollës Ndërkombëtare Franceze në Shkup.