Takim me profesorin Lazarov [fr] [mk]

Të premten, më 20 korrik, ambasadori priti profesorin Lazar Lazarov, ish-mësimdhënës në Fakultetin e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “FON” në Shkup.

Me këtë rast, profesori Lazarov e njoftoi ambasadorin për hulumtimet e tij të vazhdueshme në fushat e politikës ndërkombëtare, diplomacisë dhe marrëdhënieve eklesiastike midis vendeve të Ballkanit.

Për kërkimet e tij shkencore, profesor Lazarov shfrytëzon, ndër të tjera, edhe arkivat diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Nant dhe ata të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Transmetimit Francez në Paris.

Ai botoi një seri dokumentesh që ilustrojnë interesin dhe simpatinë e diplomatëve francezë për fillet e para të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe për popullin e saj.

publie le 05/08/2018

hautdepage