Takim me sekretarin gjeneral të LSDM-së [fr] [mk]

Të martën, më 22 janar, ambasadori u takua me deputetin e LSDM-së dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, z. Aleksandar Kiracovski.

Gjatë takimit, ata diskutuan për tema që lidhen me situatën aktuale politike në vend, përfshirë këtu miratimin në Kuvend të amendamenteve kushtetuese, në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, vazhdimin e reformave me qëllim integrimin e vendit në strukturat atlantike dhe evropiane dhe thellimin e vazhdueshëm dhe të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërparlamentare të të dy vendeve.

JPEG - 75.4 ko

Franca po ndjek nga afër situatën në Maqedoni, meqenëse konsolidimi dhe zhvillimi i saj është një kusht për stabilitetin dhe integrimin evropian të të gjithë rajonit.

publie le 28/01/2019

hautdepage