Takim me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, z. Viktor Dimovski [fr] [mk]

Të enjten, më 28 mars, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, u takuan me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, z. Viktor Dimovski, me ç`rast biseduan për mbështetjen e dhënë nga të dy vendet për Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor - RYCO, organ rajonal i krijuar në Samitin e Parisit, në vitin 2016, i dedikuar për mbështetjen e të rinjve të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, ambasadori uroi z. Dimovski, për pjesëmarrjen e tij në sesionin e 106-të të Këshillit të Përhershëm të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, më 26 mars 2019, në Paris. Ai prezantoi një raport mbi aktivitetet shembullore, të ndërmarra nga ana e autoriteteve të shtetit të tij, për të zgjidhur problemet me vendet fqinje. Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e Nismës Kombëtare Frankofone (2019-2022), e cila mundëson përdorimin e gjuhës frënge në administratë dhe diplomaci. Maqedonia e Veriut, propozon organizimin e një takim rajonal, në Shkup, këtë vit, i cili do t`i kushtohet statusit të grave frankofone të Evropës Qendrore dhe Lindore.

publie le 01/04/2019

hautdepage