Takim me shkollaristin e mesëm dhe artistin e ri nga Shtipi, Hristijan Mitevski [fr] [mk]

Të hënën, më 30 shtator, ambasadori priti në Rezidencën e Francës, z. Hristijan Mitevski, me kërkesë të këtij të fundit, gjimnazist dhe artist i ri nga Shtipi, i pasionuar prej politikës, i cili së fundmi u takua edhe me presidentin Pendarovski, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.

Me këtë rast, ai i dhuroi ambasadorit portretin e vizatuar prej tij, si dhe shprehu dëshirën e tij të madhe për të takuar një ditë presidentin Makron. Ai shprehu dëshirën e tij të zjarrtë, që vendi i tij të fillojë negociatat sa më parë me BE-në, për të përshpejtuar reformat, duke përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e motiveve për shpresë të të rinjve të këtij vendi.

JPEG

publie le 05/10/2019

hautdepage