Takim me të punësuarit e kompanisë TAV [fr] [mk]

Ambasadori organizoi një pritje në rezidencën e Francës për përfaqësuesit e kompanisë TAV, të punësuar në shërbimin e lajmërimit, trajnimit dhe udhëheqjes. Kjo kompani menaxhon aeroportet në Shkup dhe në Ohër.

Me këtë rast, ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes kompanisë TAV dhe Shërbimit për Siguri të Brendshme në ambasadën tonë, si në aspektin e trajnimit për të zbuluar rastet e dokumenteve të rrejshme (false), ashtu edhe në fushën e rregullave të Shengenit dhe të ofrimit të mbështetjes teknike për stafin e të punësuarve në shërbimin e lajmërimit. Menaxherja e kësaj kompanie, e ngarkuar për trajtimin dhe pritjen e udhëtarëve dhe aeroplanëve, valixheve, mallrave dhe postës, e falënderoi përzemërsisht ambasadorin në emër të TAV-it, i uroi atij suksese të shumta dhe mbarësi në vitin e ri, duke dëshiruar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të frytshëm.

publie le 23/01/2019

hautdepage