Takim me z. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së [fr] [mk]

Të hënën, më 29 tetor, ambasadori u takua me z. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. Ata diskutuan për prioritetet e vendit, veçanërisht në fushën e integrimit evropian dhe atlantik.

JPEG
Këto gjëra, sipas kreut të kësaj partie, mbeten në qendër të veprimit dhe interesit të partisë që ai udhëheq, pavarësisht kundërshtimit të tij dhe të partisë, ndaj Marrëveshjes së Prespës, për të cilën ambasadori theksoi mbështetjen e autoriteteve franceze. Kryetari e siguroi ambasadorin për mbështetjen e tij ndaj perspektivën evropiane të vendit, si dhe bëri thirrje për rifillimin e implementimit të axhendës së reformave. Ambasadori theksoi rëndësinë për mbretërim të një stabiliteti të mjaftueshëm politik, për qëndrim konstruktiv dhe bashkëpunim mes partive parlamentare, me qëllim ecjen përpara dhe progresin, deri në verën e ardhshme, drejt rezultateve të prekshme dhe konkrete, në mënyrë që të mund të merren vendime pozitive, nga shtetet anëtare të BE-së. Ai i bëri thirrje VMRO-së, që të luajë në përpikshmëri rolin e saj, si parti e parë opozitare, për të kontribuar në përparimin institucional dhe ekonomik të vendit.

publie le 31/10/2018

hautdepage