Takim me z. Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së [fr] [mk]

Të premten më 13 prill, ambasadori u takua me z. Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

JPEG

Me këtë rast, ata diskutuan për situatën aktuale politike, prioritetet strategjike të Maqedonisë dhe procesin e reformave. Z. Thaçi dhe ambasadori ranë dakord për nevojën e një dialogu konstruktiv politik që do t’u mundësonte partive shqiptare të përfshihen në mënyrë aktive në çështjet me rëndësi vendimtare për vendin, siç janë reformat në fushën e drejtësisë dhe administratës, por edhe zhvillimin e cilësisë së arsimit dhe kulturës në një frymë pluraliste dhe europiane. Ambasadori shprehu mbështetjen e tij për procesin e diskutimeve, i cili synon kthimin në funksionimin normal të Parlamentit, një parakusht ky për integrimin europian të vendit. Kryetari i PDSH-së ritheksoi vullnetin e partisë së tij politike për të marrë pjesë aktive në proceset e integrimit europian dhe atlantik.

publie le 09/05/2018

hautdepage