Të premten, më 10 janar, ambasadori u takua me zëvendës-kryeministrin për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani. Me këtë rast, ata diskutuan për situatën aktuale politike dhe për afatet evropiane për Maqedoninë e Veriut.
Ata gjithashtu adresuan edhe çështjet që ndërlidhen me zhvillimet e fundit, në lidhje me krijimin dhe funksionimin e qeverisë teknike, veçanërisht në favor të mbarëvajtjes së mbarë, të drejtë dhe transparente të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në mbarë vendin.