Takim me zëvendës-ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Nexhad Mehmedoviq [fr] [mk]

Të hënën, më 30 shtator, ambasadori u takua me zëvendës-ministrin për sistemi politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, i emëruar rishtazi në këtë post, z. Nexhad Mehmedoviq. Ambasadori e uroi zëvendës-ministrin e ri për emërimin në këtë post.

Gjatë kësaj bisede, u diskutua për procesin e integrimit në BE, nevojën për ofrimin e mundësive të barabarta për përfaqësim dhe promovim në administratë të të gjitha bashkësive dhe për etablimin e një sistemi efikas të luftës kundër klientelizmit dhe korrupsionit. Në takim u ngrit gjithashtu edhe çështja e mundësive për bashkëpunim përmes trajnimeve rreth Frankofonisë dhe në kontekstin e veprimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

JPEG

publie le 02/10/2019

hautdepage