Takim me zëvendësministrin për punë të jashtme [fr] [mk]

Të mërkurën, më 5 shtator, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari i parë, u takua me zëvendësministrin për punë të jashtme z. Andrej Zhernovski, një mik i vjetër i kësaj ambasade.

JPEG

Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit theksuan thellimin e tanishëm të marrëdhënieve midis Francës dhe Maqedonisë, kryesisht në fushën ekonomike, si dhe bashkëpunimin në favor të reformave dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Në takim u fol edhe për angazhimin e Maqedonisë në Frankofoni dhe përmasat e ndryshme të këtij angazhimi. Ambasadori përsëriti mbështetjen e Francës për procesin e integrimit në strukturat europiane dhe atlantike dhe përshëndeti përpjekjet e qeverisë së Maqedonisë në këtë rrugë të vazhdueshme, që nga pavarësia e vendit. Ai përcolli dëshirën e autoriteteve më të larta franceze duke vënë në pah që referendumi i 30 shtatorit paraqet një hap të ri në favor të këtij integrimi.

publie le 10/09/2018

hautdepage