Takim me znj. Iskra Stojkovska, nga OJQ-ja "Front 21/42" [fr] [mk]

Të hënën, më 29 qershor, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për bashkëpunim, znj. Zhyli Maraval, u takua me znj. Iskra Stojkovska, nga OJQ-ja "Front 21/42". Ata biseduan për sistemin ligjor në fuqi për ruajtjen e Liqenit të Ohrit, por edhe për të metat e tij, si dhe për procesin që po zhvillohet për ta përmirësuar atë. Me këtë rast, u kërkua mbështetja e Francës, e në veçanti për të ofruar ekspertizë në fushën e biodiversitetit liqenor.

Ambasadori ofroi mbështetjen e tij të plotë veprimeve të OJQ-së, si dhe masave lokale dhe qeveritare, që do të ndërmerren në favor të mbrojtjes së vërtetë të lokacionit të Ohrit. Ai siguroi gatishmërinë e autoriteteve franceze, për të bashkëpunuar në ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut. Në fund fare, u parapanë edhe partneritete midis OJQ-ve, me mbështetjen e Agjencisë Franceze për Zhvillim.

JPEG

publie le 05/07/2020

hautdepage